Kryeministri Edi Rama në një komunikim të drejtpërdrejtë në Facebook deklaron se i takon drejtësisë të vendosë për vrasjen e Klodian Rashës.
“E kam parë qartë se fjalët janë të pafuqishme përballë dhimbjes që përjetonin familjarët. Përveç Drejtësisë për viktimën nuk mbetet asgjë tjetër. Efektivi i policisë ka vrarë një njeri në mënyrën më të pashpjegueshme deri më tani.
Pavarësisht faktit se vrasja është kryer nga një njeri te një njeri tjetër arma ishte e shteti ndaj ndjesa i takon shtetit. Patjetër autori do të hetohet dhe gjykohet nga organet 4 drejtësisë.
Akti i tij është fare i pakuptueshëm, është drejtësia që thotë fjalën e fundit. Sado padiskutueshme të jetë fajësia e efektivit të policisë drejtësia ka nevojë ta dëgjojë edhe atë. Ndjenja e revoltës së menjëhershme është e domosdoshme që të mos humbasin reflektimin.
E them reflektimin tim me zë të lartë , që kur mora vesh lajmin. A është kjo ngjarje e shkëputur nga policia e shtetit, A ka qenë Policia e Shtetit e prirur të kalojë të drejtën e ushtrimit të forcë sikurse u akuzua nga Presidenti i Republikës. Përgjigja e këtyre pyetje ndihmon këdo që dëshiron të jetë objektiv”, tha Rama.
