Nga Shqipëria / E Enjte 10 Dhjetor 2020, 18:06

E fundit/ Rama njofton dorëheqjen e Sandër Lleshajt

Dorëhiqet nga detyra ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj pas vrasjes së Klodian Rashës. Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministri Edi Rama ne një komunikim në Facebook.

"Pas marrjes së njoftimit për ngjarjen ministri i Brendshëm më ka informuar dhe më ka vënë në dispozicion dorëheqjen e tij. Jo për të larë gojën por për të më shpjeguar se ishte rruga e duhur e tij për të personalisht dhe për qeverinë dhe për shumicën tonë qeverisëse. I kam thënë pres të kthehem se kam dashur ta shoh në sy dhe kam dashur ta dëgjojë dhe të më dëgjojë në momentin e hedhjes së këtij hapi të rëndësishëm për të treguar kuotën e lartë morale të Sandër Lleshajt”, tha Rama.