Ditën e djeshme në Tiranë u organizua një protestë për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie. Protesta përshkallëzoi në dhunë mes qytetarëve dhe forcave të policisë dhe gjithashtu iu vu flaka një peme Krishtlindjesh.

Këngëtarja Jonida Maliqi shprehet përmes një postimi në Instastory se një sjellje e tillë nuk e zgjidh problemin dhe duhet protestuar paqësisht.

“Ishte e tmerrshme ajo që i ndodhi Klodianit dhe jam e sigurt që drejtësi do të ketë, por pse të sillemi si huliganë në vend që të protestojmë paqësisht? Të djegim, të shkatërrojmë, të sillemi si kafshë… Kjo nuk është zgjidhje e problemit, kjo është injorancë”, ka shkruar Jonida.




