Kryeministri Rama ka shkuar për ngushëllim në shtëpinë e familjarëve të Klodian Rashës pas kthimit nga SHBA.
Abc News raporton se kreu i shtetit hyri pak para orës 15:00 në shtëpinë e Qazim Rashës, babait të Klodianit.
Rama ishte i shoqëruar nga ministrja Elisa Spiropali dhe u prit nga babai i Klodian Rashës si edhe një i afërm tjetër.
Vizita e Ramës vjen pak orë para se të flasë publikisht në lidhje me ngjarjen në fjalë.
