Nga Shqipëria / E Enjte 10 Dhjetor 2020, 13:01

Është shpallur në kërkim, Stresi sfidon policinë

Reperi Arkimed Lushaj, ose siç njihet ndryshe me emrin Stresi është shpallur në kërkim nga policia lidhur me protestën e organizuar mbrëmë për vrasjen e të riut Klodian Rasha.

Reperi ka reaguar me një video të postuar në Instastory ku shfaqet në automjet duke kënduar këngën e tij "Shokun se lo"

"Bad boy for life gjithe kundra ktij shteti. Problemi i madh ky Arkimedi. Jeten reale thirrem i vetmi. Se per kto lepra mu mvyn vec momenti", këndon Stresi.