Nga Shqipëria / E Enjte 10 Dhjetor 2020, 13:01

Del sot para gjykatës efektivi që qëlloi Klodian Rashën, ja akuzat që rëndojnë ndaj tij

Polici i “Shqiponjave”, që cili qëlloi 25 vjeçarin, Klodian Rasha, do paraqitet sot para Gjykatës për masën e sigurisë. Prokuroria e Tiranës pritet të kërkojë në Gjykatë masën e arrestit me burg për punonjësin e Policisë ndaj të cilit është ngritur akuza e “Vrasjes në kapërcim të kushteve të mbrojtjes së nevojshme”.

Sipas Prokurorisë, nga të dhënat e deritanishme të hetimit, nuk është konstatuar asnjë rrezik potencial që i kanosej jetës së efektivit dhe nuk kishte arsye për të qëlluar me armë zjarri.

Burime nga organi i akuzës thanë se janë këqyrur pamjet filmike të përftuara nga disa kamera sigurie, mes të cilave edhe një kamera që ndodhet përballë vendit ku u gjet i vrarë 25-vjeçari.

Burime nga grupi hetimor thanë për "Panorama" se dje është saktësuar e gjithë dinamika se si ka ndodhur ngjarja ku mbeti i vrarë 25-vjeçari Klodian Rasha