Nga Shqipëria / E Enjte 10 Dhjetor 2020, 13:01

Vdekja tragjike e Klodian Rashës/ Reagon kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot lidhur me ngjarjen e ndodhur mesnatën e të hënës ku mbeti i vrarë nga policia 25-vjeçari Klodian Rasha. Në një postim në Twitter, kreu i qeverisë njofton se për ngjarjen do të ketë një komunikim në orën 18:00.

“Më në fund në Tiranë! Sot në 18.00 do të ndaj me shqiptarët qëndrimin tim për vdekjen tragjike të 25 vjeçarit nga efektivi i Policisë së Shtetit! Faleminderit paraprakisht kujtdo që do të gjejë kohën të më ndjekë në tv apo Facebook”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë ndodhej në një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe deri më tani nuk ka pasur një reagim në lidhje me ngjarjen.