Këngëtarja e njohur Fjolla Morina konfirmoi pak muaj më parë lidhjen me biznesmenin Fisnik Syla, lidhje e cila u pasua me shumë lajme e komente. Fjolla zbuloi gjithashtu se Fisniku i ka propozuar për martesë dhe së shpejti ata do ta zyrtarizonin lidhjen e tyre.

Mesa duket ditën e djeshme çifti e ka marrë këtë veprim duke u kurorëzuar në martesë. Lajmin e bën të ditur vetë Fjolla me një postim në Facebook duke ndryshuar statusin nga beqare në e martuar me Fisnik Sylën.

Çifti ka marrë urime të shumta nga miqtë e ndjekësit.

Pak kohë më parë mediat zbuluan se Fjolla ka menduar të mbajë një dasmë të madhe kur të mbarojë pandemia.



