Nga Shqipëria / E Enjte 10 Dhjetor 2020, 11:11

U hoq si motra e Klodianit, flet vajza që bëri lëmsh të gjithë

Mes qindra protestuesve mbrëmjen e djeshme ishte edhe një vajzë, e cila dha identitet të rremë duke thënë se ishte Bora Rasha, motra e Klodian Rashës, 25-vjeçarit që u vra nga policia.

Vajza që mori vëmendjen e mediave quhet Bukuroshe Haruni dhe familja e Klodian tha se nuk e njohin.

"ABC News" shkoi në banesën e vajzës për të mësuar arsyen e kësaj deklarate.

E pyetur nga gazetari i “ABC”-së Juxhin Mustafara, vajza u shpreh se nuk ishte motra biologjike e Klodian Rashës, por duke se qenë se burri i saj e ka pasur shok fëmijërie dhe për shkak të marrëdhënies, e konsideronte si vëlla.