Nga Shqipëria / E Enjte 10 Dhjetor 2020, 02:02

'Desh e hëngri të gjallë të shkretin', nisin xhelozitë mes tre shoqeve në 'Love Story'

Nata e katërt e spektaklit “Love Story” në TV Klan pati debate të forta mes vajzave, teksa çështjet e javës së kaluar u bënë sërish pjesë e diskutimeve në skenë.

Enxhëll dhe Suela, të cilat janë bërë shoqe të ngushta me Arjanën, patën një takim të gjatë me Saimirin. Arjana është pyetur nga gazetarja e programit “Daily Love Story”, Xhesi Muçaj, nëse ndjen xhelozi për takimet e shoqeve të saj, duke qenë se ajo ende nuk e ka pasur një takim të gjatë me 33-vjeçarin.

Në fillim Arjana tha me shaka se Suela desh e hëngri të gjallë Saimirin dhe më pas u shpreh me zë të ulët që ishte e mërzitur.

Xhesi: Arjana pse je mërzitur ti?

Arjana: Uaaa, desh e hëngri të gjallë të shkretin.

Enxhëll: Jooo, vajza u rrëzua padashje. Mos jep moj koment!

Arjana: Nuk u bëra xheloze, u emocionova jashtëzakonisht shumë sepse ishte diçka që e ka ndjerë.

Xhesi: Si shkoi kërcimi me Saimirin?

Arjana: Kërcyem shumë pak. U mërzita…(i zë mikrofonin)

Xhesi: Ti Arjana bën zhurmë?

Arjana: Unë nuk bëj zhurmë, unë dukem. Nuk kam nevojë fare për mikrofon të them që jam seksi apo të bëj zhurmë. Doja të thoja diçka që vajzat këtu nxisin xhelozi, për të fundosur vajzat e tjera dhe për të dalë vetë mirë.

Kjo deklaratë e Arjanës erdhi pasi Enxhëll u shpreh se Saimiri i kishte thënë në vesh që vajzat që bëjnë zhurmë nuk i hyjnë fare në sy.