Ka humbur sot luftën me koronavirusin mjeku i njohur neurolog në qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Drini Dobi.
Dobi ishte dërguar në Itali pak ditë më parë për mjekim të specializuar, pasi u infektua me Covid-19.
Lajmin e trishtë e ka dhënë Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë duke shprehur ngushëllime për mjekun.
Postimi i Shoqatës së Infermierëve: "Lajm i trishte...humb betejen me covid-19 Dr.Drini Dopi.
Edhe pse u nis per nje trajtim te spevializuar jashte nuk mundi te fitonte dot ndaj virusit vdekjeprures. Shoqata e Infermiereve te Shqiperise i shpreh ngushellime familjes dhe te afermeve te mjekut.
Dhimbje per mjekesine,per studentet,per pacientet qe u trajtuan dhe sheruan prej tij por dhe per kedo qe e njohu."

