Nga Shqipëria / E Mërkurë 9 Dhjetor 2020, 20:08

Protestuesit i vënë flakën pemës së Krishtlindjeve

Protestuesit që kërkojnë drejtësi për vrasjen nga policia të 25-vjeçarit Klodian Rasha dhe dorëheqjen e Sandër Lleshajt, janë zhvendosur te Kryeministria.

Në një moment disa individë kanë tentuar që të rrëzojnë edhe pemën e Krishtlindjeve të vendosur anash Kryeministrisë dhe i kanë vënë flakën.

Megjithatë protestuesit janë ndalur dhe pema nuk është djegur plotësisht.