Nga Shqipëria / E Mërkurë 9 Dhjetor 2020, 20:08

U prezantua si motra e Klodian Rashës, familjarët e të ndjerit: Nuk e njohim

Një vajzë duke thënë se quhet Bora Rasha, ka folur për shumë media duke u prezantuar si motra e të ndjerit Klodian Rasha. Por një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

Kanë qenë familjarë të Klodjan Rashës të cilët kanë kontaktuar me Top Channel duke thënë se zonja në fjalë nuk ka të bëjë me familjen Rasha.

Mësohet se vajza është nga Saranda dhe dyshohet se ka probleme mendore.

Burimi: top-channel.tv