Motra e Klodian Rashës, Bora nga protesta mbrëmjen e sotme përpara Kryeministrisë kërkoi drejtësi për vëllanë. Ajo tha se në momentin që ndodhi ngjarja ka qenë në Itali, ndërsa erdhi sot për ta përcjellë për në banesën e fundit. Bora tha se vëllai ishte me shokët deri në orën 23:30 dhe më pas kishte shkuar të merrte një paketë, por u vra. Motra e viktimës kaloi edhe një gjendje të fikëti.
“Vëllai im ka shkuar me marrë paketën dhe edhi i vdekur në shtëpi. Nuk ka pasur armë. Ka qenë deri në orën 23:30 me shokët, pastaj shkoi në shtëpi dhe tha po iki të marr paketë. Unë kam qenë në Itali kur ndodhi ngjarja dhe jam nisur dhe erdha. Familja ime kërkon të drejtën për cfarë është vrarë vëllai im”.

Bora tha se vëllai i saj nuk ka qenë tip konfliktual. “Jo, ai ka qenë shumë djalë i mirë, i rregullt, ka qenë i fejuar, sivjet po prisnim ta martonim. Kishte një vajzë nga Dibra”.
“Për herë të fundit e takova para 6 muajsh. Tani kur erdha nuk e takova të gjallë e gjeta në arkivol. Më ka prekur loti ne zemër. Kam edhe dy vëllezër të tjerë. Dua drejtësi për vëllanë tim, dua të drejtat. Vëllai ka dy shenja një në kokë dhe një në anën e zemrës. Flamurin e mbaj për gjakun e vëllait që është derdhur” tha ajo.
Burimi: abcnew.al
