Nga Shqipëria / E Mërkurë 9 Dhjetor 2020, 16:04

Vrasja e Klodianit, protestë te ministria e Brendshme: Të largohet Lleshaj

Qytetarët po protestojnë pasditen e sotme përpara ministrisë së Brendshme për vrasjen e të riut Klodian Rasha, i cili u qëllua nga një efektiv policie.

“Të largohet Lleshaj, poshtë komunizmi” ishin thirrjet e grupit të qytetarëve.

Klodian Rasha u përcoll sot për në banesën e fundit, pasi u ekzekutua dje, ndërsa polici që e vrau është arrestuar dhe akuzuar për tejkalim të kushteve të vetëmbrojtjes duke shpërdoruar detyrën.