Qytetarët po protestojnë pasditen e sotme përpara ministrisë së Brendshme për vrasjen e të riut Klodian Rasha, i cili u qëllua nga një efektiv policie.
“Të largohet Lleshaj, poshtë komunizmi” ishin thirrjet e grupit të qytetarëve.
Klodian Rasha u përcoll sot për në banesën e fundit, pasi u ekzekutua dje, ndërsa polici që e vrau është arrestuar dhe akuzuar për tejkalim të kushteve të vetëmbrojtjes duke shpërdoruar detyrën.
