Aida Shtino mbetet prej vitesh një nga moderatoret më të dashura për publikun. Dikur të gjithë e ndiqnin me kuriozitet të madh emisionin e saj "Njerëz të humbur".

Moderatorja ishte shkëputur prej vitesh nga ekrani, por së fundmi ajo u rikthye sërish me një emision të ri, të titulluar "Identiteti", që transmetohet në Fax News.

Aida është treguar shumë aktive në rrjete sociale gjatë kësaj kohe dhe dje ka publikuar një foto me një look të ri.

Moderatorja ka ndryshuar shumë dhe kjo pamje i shkon shumë prandaj dhe komplimentat nuk kanë munguar.




