Nga Shqipëria / E Mërkurë 9 Dhjetor 2020, 12:12

'Çfarë lloj nëne je ti që vesh minifund?', Arbana nuk ia kursen përgjigjen ndjekësit

Instagrami i ka kujtuar Arbana Osmanit një udhëtim të bërë 4 vite më parë në Shën Petersburg. Arbana e quan këtë qytet një ndër më të bukurit në botë dhe që duhet vizituar patjetër. 

"Instagrami meÌ? kujtoi qeÌ? sot 4 vite meÌ? pareÌ?, kam vizituar peÌ?r here teÌ? pare nje nga qytetet me te bukura ne bote, nje perralle, nje enderr, nje “must”; Shën Petersburg. Mezi po pres të shkoj sërish", shkruan Arbana.

Mirëpo ndonëse me postimin e saj Arbana kishte për qëllim të sugjeronte një vend për të vizituar, një ndjekës e ka paragjykuar për stilin e veshjes, ku ende në Shqipëri është tabu zbulimi i pjesëve të trupit.

“Çfarë lloj nëne je ti që ke veshur dhe vesh gjithnjë minifunde?”, shkruan ndjekësi, të cilit Arbana iu përgjigj shkurt: "Një nënë shumë e lumtur".