Nga Shqipëria / E Mërkurë 9 Dhjetor 2020, 11:11

Mes dhimbjes dhe lotëve, përcillet për në banesën e fundit Klodian Rasha

Familjarët, miq e të afërm i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit Klodian Rashës, të riut i cili u qëllua pas mesnate nga një efektiv i patrullës, pak metra larg banesës së tij.

Mes lotësh, arkmorti me trupin e pajetë të 25-vjeçarit u nxor nga banesa për t’u përcjellë në banesën e tij të fundit.

I riu u qëllua për vdekje në rrugën “Dritan Hoxha”, ndërsa mori dy plumba, një në kokë dhe një në shpatull.