Shqipja vazhdon të pretendojë se në foton e postuar pak ditë më parë është Tea dhe Andi. Edhe pse portalet zbuluan se vajza në foto ishte ish e dashura e Andit, e cila jeton në Gjermani, Shqipja vazhdon e bindur se ajo është Tea.

Ditën e djeshme reaguan edhe dy protagonistët. Gjatë puntatës së “Për’Puthen”, Andi përgënjeshtroi këtë lajm duke thënë se këto foto janë shkrepur në Gjermani, ndërkohë që Tea ka konfirmuar se ka qenë në Fier duke ndjekur shkollën në atë kohë.

Madje në studio u krahasua foto e Teas me vajzën në fjalë ndërkohë që Tea vuri theksin tek nishanet në fytyrë.
Shqipja sot ka nxjerrë foto të tjera të Teas duke e akuzuar atë dhe autoren Olsa Muhameti se po gënjejnë publikun.

"Pse nuk e kanë krahasuar me foton që unë nxorra? Dhe jo me vajzën që nuk kishte lidhje fare me foton që nxorra unë...Çfarë faktesh dhatë se nuk kuptova asgjë...Tea në 2016 ka qenë vjeç siç tha Andi. Tani në 2020 ajo i bie të jetë 20, jo 21 sa është në të vërtet", shkruan Shqipja.

Kujtojmë këtu që Tea gjatë emisionit tha se ajo i mbulon nishanet me makeup.
Sot edhe Arjoni publikoi disa foto në shtrat me një vajzë për të cilën pretendon se është Ana.

"Olsa Muhameti mirë Tea u mbulua, kishte 5 ditë kohë të vinte nishanet, po ana mbulohet dot?", shkruan Shqipja.

Tea gjatë puntatës së djeshme tha se kjo që bëri Shqipja është vepër penale, pasi ka prishur imazhin e një personi publik.
"Prishja e imazhit të një personi publik dënohet me ligj, është vepër penale", tha Tea.

Pas kësaj deklarate, Shqipja reagoi me një video të publikuar në Instastory ku dëgjohet Tea duke i thënë gjatë një debati: "Shqipe vetëm femër nuk je".
"Kjo është vepër penale dhe nëqoftëse do flasim për vepra penale kam shumë të regjistruara, s'di kë të nxjerr përpara", shkroi Shqipja.



