Nga Shqipëria / E Martë 8 Dhjetor 2020, 16:04

E fundit/ 14 viktima dhe 753 raste të reja sot, ja kush janë qytetet me më shumë të infektuar

Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 8 dhjetor 2020

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2532 testime, duke përfshirë këtu edhe testet e shpejta që kanë nisur të përdoren dhe kanë rezultuar pozitivë 753 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 431 raste në Tiranë, 49 në Berat, 48 në Durrës, 46 në Lezhë, nga 23 raste në Shkodër, Sarandë, 18 në Kavajë, 17 në Fier, 15 në Krujë, 13 në Kurbin, 11 në Pogradec, 8 në Bulqizë, nga 7 raste në Lushnje, Tropojë, Mallakastër, nga 6 raste në Skrapar, Vlorë, nga 5 raste në Kukës, Mat, 4 në Elbasan, nga 1 rast në Mirditë, Gjirokastër, Përmet, Kuçovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 347 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 22.527 që nga fillimi i epidemisë.  

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 450 pacientë, 38 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 14 humbje jete nga koronavirusi. Me gjithë përpjekjet e mjekëve e humbën jetën; 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Berati, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Hasi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetare nga Gramshi të moshave 53-86 vjeç.