Shqipja i është kthyer keq disa prej konkurrentëve të "Përputhen", 1 muaj pas përjashtimit të saj. Tea, Andi, Fatjoni, janë vetëm disa nga emrat që Shqipja ka përmendur. Madje për Tean dhe Andin ajo pretendon se ata njihen edhe jashtë emisionit.

Ndërsa në "After Party" të Luana Vjollcës, Shqipja ka patur edhe dy fjalë me Bora Zemanin.

E pyetur se çfarë ka për t’i thënë Borës, ajo e akuzoi moderatoren për fshehje të të vërtetës.

“Thuaji të vërtetat siç janë!”, tha Shqipja.
Kujtojmë që edhe në një intervistë për "Prive", Shqipja u shpreh se Bora nuk e la të shpjegohej dhe i hoqi të drejtën të fliste.

"Mua mu hoq e drejta të shpjegohesha. Prezantuesja fliste për të drejtat, po të drejtat e mia ku ishin? Mendoi njeri për të drejtën time? Menduan vetëm të më akuzonin", tha ajo.




