Nga Shqipëria / E Martë 8 Dhjetor 2020, 11:11

Familjen apo të dashurin? Fifi jep përgjigjen më të zgjuar përballë zgjedhjes së vështirë

Siç dihet Fifi prej kohësh është e lidhur me një djalë me emrin Xhuljo, të cilit i ka dedikuar edhe një tatuazh ku shkruhet "Stracciatella", ashtu siç i thërret atij.

Së fundmi Fifi është pyetur nga ndjekësit nëse do e fshinte këtë tatuazh nëse nuk do të ishte më me Xhuljon.

“Natyrisht që jo! Është pjesë e historisë sime, biles do krenohesha me të kalumen tem”, ishte përgjigja e këngëtares.

Fifi u vendos të zgjidhte mes familjes dhe “stracciatella”-s së saj dhe përgjigja e saj ishte: 

“Stracciatella mundet me u bo nesër familja jem! Kështu që patjetër familja”.