Në natën e katërt të spektaklit “Love Story” në Tv Klan, Saimiri ka eliminuar, Enxhin dhe Kejsin.

33-vjeçari tha se Enxhit i ka borxh një masazh dhe Kejsit një kërcim, duke lënë të kuptojë se marrëdhënia e tyre do të vijojë në mënyrë shoqërore.

Të dyja vajzat u larguan me shumë qetësi, pa hatërmbetje dhe madje Kejsi i habiti të gjithë duke i uruar Saimirit të gjejë vajzën e duhur dhe të trashëgohet.

"Nëse ti do zgjedhësh një nga vajzat që janë këtu, të uroj të trashëgohesh, ishalla me i çun e me i goc", i tha Kejsi Saimirit duke shkaktuar shumë të qeshura, teksa Alketa vuri në dukje se ajo ka qenë një nga vajzat më pozitive.
