Nga Shqipëria / E Hënë 7 Dhjetor 2020, 23:11

Puthje, kërcime sensuale, dehen vajzat në 'Love Story' dhe ç'nuk i bëjnë Saimirit

Në natën e katërt të spektaklit “Love Story”, Saimiri kishte zgjedhur që t’i ftonte vajzat në një takim në disko. Disa prej tyre kanë ndarë skenën me 33-vjeçarin duke kërcyer, siç ishte Enxhi.

Drita u shpreh se shumë prej vajzave provokuan në kërcim, teksa thekson se situata kaloi në vulgaritet.

Si kundërpërgjigje Enxhi tha se kërcimi është art dhe që i vjen shumë keq për që mendojnë se një kërcim mund të jetë vulgar.

Mes argëtimit dhe kërcimeve nuk mungoi as alkooli, ku Suela u deh dhe u ngjit në skenë ta përqafonte Saimirin.

Pas kësaj nate, Suela kishte vendosur t’i dërgonte një videomesazh Saimirit, ku thekson se nuk ishte pija, por dashuria ajo që e çoi në atë gjendje.

“Produksioni i Love Story sapo më solli një videomesazh, jam shumë kurioz për çfarë bëhet fjalë. Mos është ndonjë vajzë e re. Mos është ndonjëra që e ka marrë malli apo ndonjëra që është mërzitur me mua?”, shprehet Saimiri para se të hapë videon.

Suela: Saimir si je? Kalova një ditë shumë të bukur në liqen, u ndjeva shumë mirë dhe më përcolle shumë pozitivitet. Për këtë të falenderoj. Sa i përket natës në party e kisha tepruar pak fare me pijen por gjithsesi dua të të falenderoj se më ke qëndruar afër dhe besoj që mund të të kem vënë pak fare në siklet.

Mbaj mend vetëm një skenë, që kam hipur lart te skena dhe të kam përqafuar. Por se di se çfarë të kam thënë në vesh.

Pastaj më kujtohet që më ngrite dhe hopa në peshë dhe më zbrite të shkallët. Për këtë je treguar shumë njerëzor. Faleminderit! E di që pija është pak e tepruar dhe kjo gjë nuk të pëlqen fare ty se ma ke thënë edhe te dreka kur po pija prapë verë. Por mbase kjo nuk ishte nga pija, ishte nga dashuria.

Të përqafoj fort dhe sorry. Të puth, qëndro special!"