Zgjedhja e Sindit për një takim me Fationin i habiti të gjithë në "Përputhen", por edhe pse u cilësuan si dy tipa të ndryshëm, Sindi u shpreh se ata kanë disa të përbashkëta.

Gjatë takimit të tyre, Sindi u vendos paksa në siklet nga një pyetje e Fationit.

"A ke patur ndonjë fiksim që të ka eksituar në një farë mënyre?", ishte pyetja e Fationit.

Sindi iu përgjigj se për të, ndjenjat janë të menaxhueshme.

Gjatë debatit në studio Mevlani ndërhyri te kjo pjesë duke thënë se kjo ishte e tepërt.
