Nga Shqipëria / E Hënë 7 Dhjetor 2020, 22:10

'A ke patur ndonjë fiksim që të eksituar?', Fationi i bën pyetjen e sikletshme, por shihni si reagon Sindi

Zgjedhja e Sindit për një takim me Fationin i habiti të gjithë në "Përputhen", por edhe pse u cilësuan si dy tipa të ndryshëm, Sindi u shpreh se ata kanë disa të përbashkëta.

Gjatë takimit të tyre, Sindi u vendos paksa në siklet nga një pyetje e Fationit.  

"A ke patur ndonjë fiksim që të ka eksituar në një farë mënyre?", ishte pyetja e Fationit. 

Sindi iu përgjigj se për të, ndjenjat janë të menaxhueshme.

Gjatë debatit në studio Mevlani ndërhyri te kjo pjesë duke thënë se kjo ishte e tepërt.