Nga Shqipëria / E Hënë 7 Dhjetor 2020, 22:10

Publikohet foto, Melisa e ulur në prehrin e Lulzimit

Melisa Lleshi, konkurrentja e "Përputhen", festoi mbrëmë 23-vjetorin e lindjes me një festë gjigante. Ajo kishte ftuar konkurrentët e "Përputhen", mes tyre Tea, Ana, Andi Fatjoni.

Melisa ishte veshur shumë seksi me një fustan të shkurtër me temina dhe flokët kaçurrela. Ajo i ka argëtuar miqtë edhe me një kërcim belly dance.

I ftuar ka qenë edhe konkurrenti i sezonit të parë, Lulzim Jashari. Me të Melisa ka postuar një foto e ulur në prehrin e tij dhe shkruan se do e marrë videograf ditëlindjen tjetër.

Nuk dihet se çfarë marrëdhënie kanë Melisa me Lulzimi dhe sesi janë njohur.