Nga Shqipëria / E Hënë 7 Dhjetor 2020, 12:12

Devis Xherahu do bëhet baba? Foto që ngjalli dyshimet

Ditën e djehsme këngëtari Devis Xherahu dhe partnerja e tij, modelja Ertemiona Mejdani u martuan. Përmes një postimi në Instagram, Devisi ka dhënë këtë lajm të bukur duke postuar edhe dy foto, një me Ertemionën e një foto të duarve të tyre duke treguar unazat.

"Sot ishte një ditë e veçantë për ne, zyrtarizimi i lidhjes sonë. Ajo që do i uroja gjysmës sime Ertemiones eshte te plakemi bashkë jeta ime", shkruante Devisi. 

Mirëpo një detaj që nuk u vu re menjëherë ishte barku i Ertemionës, që duket pak i rrumbullakosur. Gjithashtu pozicioni i duarve të Devisit në barkun e saj ka bërë të aludohet për një shtatzëni.