Së fundmi Tuna dhe Patrisi kanë qenë shumë të komentuar pas lajmeve se dyshja i kanë dhënë fund martesës. Këngëtarja ka hequr mbiemrin e Patrisit nga Instagrami i të birit dhe nga Tian Patris Berisha, tashmë në bion e Instagramit të tij shkruhet Tian Sejdi, mbiemri i këngëtares.

Madje Tuna ka hequr Patrisin edhe nga lista e personave që ndjek Tian në këtë rrjet social.

Pas veprimit të Tunës, reagoi edhe Roberti, i cili dihet tashmë që nuk i ka marrëdhëniet aspak të mira me këngëtaren. Ai postoi në Insastory një video ku shfaqej Tian dhe Renee duke luajtur. "Renee Berisha. Tian Berisha"-shkruante Roberti.

Kështu ka vepruar edhe Patrisi, cuke publikuar në Instagram një video me të birin e duke shkruar: "Tian Patris Berisha"
View this post on Instagram
Në postimin e tij ka komentuar edhe Roberti, i cili shkruan: “Përgjithmonë haver”.






