Nga Shqipëria / E Hënë 7 Dhjetor 2020, 11:11

Klea Huta zbulon simptomën e çuditshme pasi u infektua me Covid-19

Moderatotja Klea Huta ka zbuluar se ka kaluar Covid-19 së bashku me familjen e saj. Ajo tregon se në momentin që mendoi se po i rikthehej normalitetit, diçka e çuditshme i ndodhi. Në një postim në Instastory Klea tregon se pasi iu rikthye nuhatja, disa ushqime i duket sikur kanë të njëjtën aromë si benzinë ose fekale.

“Para disa muajsh unë dhe familja ime kaluam Covid-19. Fatmirësisht e kaluam paq. Prej dy muajsh pata as 0% nuhatje sa mendova se nuk do të nuhasja kurrë më. Ishte e tmerrshme që nuk nuhasja dot as erën e tim biri dje po çmendesha po kjo ishte e keqja më e vogël që po më ndodhte në krahasim me fatkeqësitë që kemi dëgjuar nga kjo sëmundje e tmerrshme.

Kur mendova që gjithçka po i rikthehej normalitetit dhe nuhatja m’u rikthye diçka tjetër ndodhi. Disa ushqime mua më duken sikur kanë të njëjtën aromë, konkretisht: Qepa, veza, pula, vera, disa nga parfumet dhe nuk më kujtohet se çfarë tjetër. Më tjetërsohen aromat dhe kanë një aromë si benzinë ose fekale.

Është e shpifur dhe realisht më ka kapur paniku nëse do mund t’i nuhas edhe njëherë ushqimet me aromën e tyre apo jo! Dua ta ndaj dhe me ju këtë gjë për të kuptuar se çfarë po na ndodh”, shkruan Klea.