Nga Shqipëria / E Diel 6 Dhjetor 2020, 13:01

Hoqi dorë nga djemtë e 'Përputhen', tani Shqipja kapet me reperin shqiptar

Mbrëmjen e djeshme në “Shiko Kush LUAN” ishte e ftuar ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj, e cila u bë pjesë e lojërave të ndryshme dhe iu përgjigj pyetjeve pikante.

Pyetjet kishin të bënin edhe me konkurrentët e "Përputhen", por nga ata Shqipja duket se ka hequr dorë. Tani ish-konkurrentja është kapur pas një reperi shumë të njohur dhe bëhet fjalë për Noizy-n.

Shqipes iu kërkua të tregonte emrin e një personazhi të njohur shqiptar, të cilin do ta ftonte live për një takim dhe ajo tha emrin e Noizy-t, si nje prej artisteve te saj te preferuar. 

Kur u pyet se cili personazh VIP e kishte ngacmuar në rrjete sociale, ish-konkurrentja preferoi të mos tregonte asnjë emër, duke u shprehur se asnjë VIP nuk e kishte ngacmuar.