Nga Shqipëria / E Diel 6 Dhjetor 2020, 12:12

'Erdhi pa plan', Almeda flet për shtatzëninë e dytë

Pak ditë më parë, çifti shumë i dashur për publikun, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman njoftuan se do të bëhen prindër për herë të dytë. Ata publikuan disa foto të ëmbla në rrjete sociale, duke shkruar: "Po vjen bebi numër dy. Mezi po presim të të takojmë!"

Së fundmi, Almeda ka biseduar me ndjekësit rreth shtatzënisë së dytë dhe ka treguar se nuk e kishin planifikuar dhe erdhi surprize.

“Me apo pa plan? Se mua më erdhi pa plan dhe ishte më mirë se rriten shumë shpejt.”- pyeti një ndjekëse.

“Pa! Por sigurisht që shumë e lumtur dhe pse surprizë”, u përgjigj Almeda.