Nga Shqipëria / E Shtunë 5 Dhjetor 2020, 15:03

Ndahen Tuna dhe Patrisi? Këngëtarja largohet nga shtëpia dhe bën veprimin e papritur

Tuna dhe Patrisi janë vendosur sërish në vëmendje të mediave për një ndarje të mundshme. Thashethemet janë nxitur nga një veprim i Tunës.

Këngëtarja ka hequr mbiemrin e Patrisit nga Instagrami i të birit dhe nga Tian Patris Berisha, tashmë në bion e Instagramit të tij shkruhet Tian Sejdi, mbiemri i këngëtares.

MadjeTuna ka hequr Patrisin edhe nga lista e personave që ndjek Tian në këtë rrjet social.

Ndërkohë "Prive" raporton se këngëtarja është rikthyer për të jetuar së bashku me djalin në Shkup. Ndërsa Patrisi po jeton në një lagje tjetër të kryeqytetit dhe jo në apartamentin e Tunës.

Se çfarë po ndodh mes çiftit mbetet të shihet!