Nga Shqipëria / E Shtunë 5 Dhjetor 2020, 12:12

I infektuar me Covid-19, humb jetën muzikanti shqiptar

Është ndarë nga jeta në moshën 62-vjeçare muzikanti nga Shkodra Sokol Marku.

Prej një muaji ai ishte infektuar me Covid-19 dhe po luftonte në betejën për jetën. Muzikanti ishte dërguar së fundmi në Turqi për mjekim të specializuar.

Prej vitit 2009, deri në vitin 2014 ai ishte drejtor i shkollës së muzikës në Shkodër “Prenk Jakova”.

Lajmi për ndarjen nga jeta të tij u bë i ditur në rrjetet sociale nga miku i tij, kompozitori Gjon Shllaku, i cili shkruan: "Natën e emnit tand u ndave nga kjo jetë, shok e mik i paharrueshëm Sokol Marku."