Nga Shqipëria / E Shtunë 5 Dhjetor 2020, 10:10

Prej 3 vitesh në një lidhje me Vitmarin, Marsela jep lajmin e ëmbël

Prej gati 3 vitesh vitesh, Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha po shijojnë një histori shumë të bukur dashurie. Po të mos ishte për pandeminë, këtë vit ata do të martoheshin, megjithatë për vitin tjetër, Marsela na ka dhënë një lajm të bukur.

E ftuar në emisionin “December to remember”, në një intervistë me Eraldo Rexhon, Marsela zbuloi dëshirën që i ka kërkuar babagjyshit të Vitit të Ri për t’i plotësuar.

“Uroj shumë që dëshira ime të realizohet vitin tjetër. Bëhet fjalë për një bebe,” tha ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eraldo Rexho (@eraldorexho)

Marsela dhe Vitmari kanë treguar se para se të lidheshin ishin fansa të njëri-tjetrit. "Kam qenë fans që kur Marsela ka kënduar Billie Jean në 'The Voice", është shprehur Vitmar.