Është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare biznesmeni shqiptar, Kasem Hysenbelliu. Hysenbenlliu ndodhej në Turqi prej disa ditësh ku po merrte trajtim mjekësor por për fat të keq, nuk mundi të fitojë betejën me koronavirusin.

Hysenbelliu është themeluesi i televizionit Fax News dhe Faxweb.al.
Vdekja e Kasem Hysenbelliut ka qenë një lajm i trishtë, për gazetarët, miqtë dhe familjarët e tij.

Lajmin e ka bërë me dije nipi i tij, Fatmir Hysenbelliu përmes një postimi në Facebook. “Zemërthyer nga ky lajm. Gjithmonë do të kujtoj me buzëqeshjen tënde. Prehu në paqe xhaxhi”, shkruan Fatmir Hysenbelliu.
View this post on Instagram
