Nga Shqipëria / E Premte 4 Dhjetor 2020, 23:11

24 mijë euro trajnim: Sekreti i paketës së Ermal Mamaqit që u bë viral në rrjet

Trajnimi 24 mijë euro nga Ermal Mamaqi është bërë viral në rrjet këtë të premte. Çdo media ka folur për të, si dhe është komentuar nga shumë personazhe publike. Lind pyetja, cila është përmbajtja e këtij trajnimi dhe pse po përflitet kaq shumë nga të gjithë?

Trajnimi nga Ermal Mamaqi përfshin 24 takime virtuale me Ermalin, dy dreka pune me Ermalin, takime me miliarderë të Shqipërisë, grup me jo më shumë se 10 persona, planifikim për të ardhmen, pyetje dhe përgjigje për karrierën, biznesin dhe jetën, këshillim nga ekspertët e fushës dhe grup ekskluziv në Facebook. 

Në këtë trajnim përfshihen gjithashtu dy bonuse, me 11 pika. Në bonusin e parë përfshihen: programi "Business Master", të gjitha trajnimet që zhvillon Ermali online dhe live, Konventa "Menaxherët e shitjes", event "Tony Robins" online nga studioja dhe event Vasil Naci-"Rruga drejt suksesit".

Në bonusin e dytë përfshihen: një seancë individuale për ankthin dhe frikën, një trajnim për meditim nga Sheki, një trajnim për shitje me 10 module, anëtarësime dhuratë (Mendo, Ndrysho, Fito), zbritje 10% në të gjitha trajnimet që ofron tidi.al. Përpos këtyre, në bonus përfshihet dhe një udhëtim për fuqizimin e mendjes dhe trupit në Valbonë.

Të gjithë të interesuarit për trajnimin në fjalë regjistrohen në tidi.al. (Kliko këtu)