Nga Shqipëria / E Premte 4 Dhjetor 2020, 22:10

Getinjo i nënshtrohet testit të Koronavirusit, del rezultati

Reperi i njohur Getinjo i është nënshtruar testit të Koronavirusit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, me anë të një postimi në rrjete sociale.

Getinjo ka publikuar një foto të rezultatit në Instastory. Fatmirësisht ai ka rezultuar negativ në testin e bërë.

Nuk dihet nëse reperit i janë shfaqur simptoma, apo i është nënshtruar testit vetëm për të hequr merakun.