Pak ditë më parë, Sindi dhe Melisa u përfshinë në një debat të ashpër në studio. "Unë do e bëj kur ta ndjej, jo si ti që e bën me të gjithë për një kafe", i tha Sindi Melisës. Kjo e fundit doli nga studioja dhe shpërtheu në lot në prapaskenë.

Në puntatën e rradhës vajzat refuzuan t'i kërkonin falje njëra-tjetrës dhe situata e tyre mbeti pezull. Sindi ka dalë në dy takime me Mevlanin, madje ka shprehur hapur pëlqimin ndaj tij, mirëpo sot Mevlani u zgjodh në takim pikërisht nga Melisa.

Për më tepër, dyshja u përqafuan në studio.
