Nga Shqipëria / E Premte 4 Dhjetor 2020, 18:06

E rëndë në Kavajë/ 22-vjeçari humb jetën duke bërë dush

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë. Një 22-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij.

"Abcnews.al" ka bërë me dije se i riu është gjetur pa shenja jete nga familjarët, teksa ka qenë duke bërë dush. Ato kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Sipas dyshimeve të para, 22-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak.