Nga Shqipëria / E Premte 4 Dhjetor 2020, 15:03

Ngacmime dhe flirtime: Hande dhe Kerem nuk përmbahen dot live para kamerës

Hande Erçel dhe Kerem Bursin, dy aktorët e serialit "Çal Kapimi" prej kohësh po përfliten se janë në një lidhje, e cila ka nisur gjatë xhirimeve.

Madje është thënë se dyshja e kanë bërë lidhjen familjare, pasi babai i Handes ndjek në Instagram Keremin dhe të ëmën e tij. 

Mirëpo dy protagonistët nuk e pranojnë se janë bashkë duke mohuar vazhdimisht çdo thashethem.

Ndërkohë së fundmi Kerem ishte duke realizuar një video live në Instagram teksa ndodheshin në setin e xhirimeve. Hande iu bashkua Keremit, duke u ulur padashje në xhaketën e tij. Mes dy aktorëve nisën ngacmimet e kjo shihet qartë në videon e mëposhtme, që tregon se mes tyre nuk ka thjesht shoqëri, por më shumë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Xing.al (@xing.al)