Hande Erçel dhe Kerem Bursin, dy aktorët e serialit "Çal Kapimi" prej kohësh po përfliten se janë në një lidhje, e cila ka nisur gjatë xhirimeve.

Madje është thënë se dyshja e kanë bërë lidhjen familjare, pasi babai i Handes ndjek në Instagram Keremin dhe të ëmën e tij.

Mirëpo dy protagonistët nuk e pranojnë se janë bashkë duke mohuar vazhdimisht çdo thashethem.
Ndërkohë së fundmi Kerem ishte duke realizuar një video live në Instagram teksa ndodheshin në setin e xhirimeve. Hande iu bashkua Keremit, duke u ulur padashje në xhaketën e tij. Mes dy aktorëve nisën ngacmimet e kjo shihet qartë në videon e mëposhtme, që tregon se mes tyre nuk ka thjesht shoqëri, por më shumë.
View this post on Instagram



