Nga Shqipëria / E Premte 4 Dhjetor 2020, 09:09

E fundit/ Humb jetën nga Covid ish-deputeti i PS

Koronavirusi ka shkaktuar një tjetër viktimë në vendin tonë këtë të premte. Viktima është ish-deputeti i Partisë Socialiste, Marko Bello.

Bello ka humbur jetën në moshën 59-vjeçare në një spital në Turqi, aty ku po trajtohej nga Covidi.

Marko Bello ka qenë deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nga viti 2001-2013. Gjatë karrierës së tij politike Bello ka mbajtur postin e ministrit për Integrimin Evropian dhe ministër Shteti për Koordinimin Qeveritar. Ndërsa gjatë viteve 1997-2000, 59 vjeçari ka  shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Rumani dhe më pas zv/ministër i Mbrojtjes.

Burimi: abcnews