Nga Shqipëria / E Enjte 3 Dhjetor 2020, 23:11

'Njihen para Përputhen', ja si qëndron e vërteta pas fotos së Andit me Tean

Rreth një orë më parë, me anë të një postimi në rrjete sociale, Shqipe Hysenaj deklaroi se Andi dhe Tea njihen që para "Përputhen". Ajo publikoi një foto të Andit pranë një vajze që i ngjan Teas.

"Tea dhe Andi në klasë të parë kishin mbledhur lekët për kafe. Foto bombastike që është direkt për skualifikim, sepse janë shtirur që nuk njihen të pafytyrët dhe mashtruesit, janë tallur me një publik të tërë, me konkurrentët brenda, me produksionin...hë Olsa të shpëtoi ky detaj i vogël? Skualifikoji...apo po fle gjumë dhe zgjohesh vetëm nga klikimet? Tani do e tregosh veten sa e drejtë je, se unë të njoh po për publikun që nuk të njeh. Me mua e tregove drejtësinë", shkroi Shqipja.

 


Mirëpo "Iconstyle" ka zbuluar se vajza në foto nuk është Tea, por ish e dashura e Andit, e cila sot jeton në Gjermani.