Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Miriam Cani ishte këtë pasdite e ftuar te "Rudina" në Tv Klan. Gjatë intervistës me moderatoren, ajo tregoi detaje shumë interesante nga jeta familjare.

Siç tashmë e dimë, Miriami dhe Albani janë prindër të dy fëmijëve, Ameli dhe Duam. Duam erdhi në jetë në janar të këtij viti dhe pasditen e sotme Miriami zbuloi fjalën e parë që ai ka thënë, ndryshe nga shumë fëmijë të tjerë.

Këngëtarja tha se fjala e parë e vogëlushit ka qenë "drita" dhe jo mami apo babi.






