Ministria e Drejtësisë ka propozuar që të dënohet me gjobë çdokush që publikon në rrjete sociale materiale që konsiderohen shpifje. Ministria ka sugjeruar që gjoba të jetë nga 50.000 deri në 1.5 milion lekë.
Mirëpo, kryeministri Edi Rama ka reaguar kundër këtij propozimi. Në një postim të Twitter, ai ka shkruar se nuk ekziston mundësia që të ndodhë diçka e tillë.
“Shih shih qenkan revoltuar ca analistë se do u dënokan memet me Kod Penal, duke u nisur nga s’di ç’material jozyrtar! Po si mund të ndalohen memet me ligj na e thonë dot këta orakuj të kombit? Asnjë shans s’ka, ku ta gjenim që dhe këta të merreshin me meme që të vlenin për diçka!“, ka shkruar Rama.

