Në puntatën e sotme të "Përputhen" u transmetua takimi mes Andit dhe Melisës, i cili i habiti të gjithë konkurrentët.

Që në pjesën e parë të takimit, Andi i kërkoi Melisës të ruante distancën. Madje ai kishte marrë metër me vete, për t'u siguruar që do të ishin 1 metër larg njëri-tjetrit.

"Kisha siklet, mos po na bën siç bënte me Fationin dhe doja të sigurohesha", u shpreh Andi, i cili më tej shtoi se ishte në formën e batutës. Megjithatë, gjesti i tij nuk u prit mirë nga konkurrentët e tjerë.
"M'u duke sikur të ishe ti goca", i tha moderatorja Bora Zemani.
View this post on Instagram
