Nga Shqipëria / E Enjte 3 Dhjetor 2020, 17:05

Nuk fshihen më, Dojna Mema dhe Vlashent Sata konfirmojnë lidhjen

Prej kohësh përflitet se Dojna Mema është në një lidhje me këngëtarin Vlashent Sata e gjithçka nisi kur dyshja u pa të postonin foto nga vende të njejta.

Edhe pse i ka mohuar zërat për një lidhje me këngëtarin, Dojna ka pranuar se prej dy vitesh e gjysmë është në një lidhje dhe ndihet shumë e dashuruar.

Por me postimin e fundit në Instagram, Dojna duket se e ka konfirmuar më në fund që ajo dhe Vlashenti janë bashkë.

Dyshja shfaqen duke drekuar dhe shumë të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema)

E ftuar pak kohë më parë në "Why not", kur u pyet për Vlashentin, Dojna tha: "Ç'është e vërteta unë e njoh shumë mirë Vlashentin, kemi bërë edhe një produksion së bashku. Është një këngë e Vlashentit ku kanë nisur të gjitha aludimet ku unë jam pjesë e videoklipit. Të gjithë thanë që duket sikur është një këngë për ty.