Nga Shqipëria / E Enjte 3 Dhjetor 2020, 17:05

'Do nxjerrim të palara tronditëse', Arjoni i 'Përputhen' bëhet bashkë me Shqipen

Arjoni i "Përputhen" do të takohet së shpejti me Shqipen, ish-konkurrente e programit dhe një ndër më të komentuarat. Gjatë një videoje live në Instagram, ai ka treguar se së bashku me Shqipen do të nxjerrin të palarat e "Përputhen".

"Shqipen do e takoj shumë shpejt. Bashkë kemi për të nxjerrur të palarat që janë rreth e qark. Po iu them që tani, janë të palara shumë shumë tronditëse", është shprehur ai.

Nga ana tjetër, Shqipja e ka ripostuar videon në fjalë duke shkruar: “Vetëm fol kujt do ia bëjmë golin! Unë gati jam, por nuk është se do takohemi veç për këtë, se na ka marrë dhe malli.”